Sin Boy është një nga këngëtarët shqiptarë në Greqi që po korr sukses me talentin e tij. Ai identifikohet me emrin e artit dhe kohët e fundit është bërë gjerësisht i njohur me këngën e tij të re “Mama”.

Në një intervistë për emisionin “The 2Night Show” në një televizion grek, Sin Boy tregoi se është me origjinë shqiptare. Ai foli për vështirësitë që ka kaluar dhe askush nga miqtë e tij grekë nuk e pranonte për shkak se prindërit e tij janë nga Shqipëria. Madje ai pranoi se ka përjetuar edhe racizëm për shkak të origjinës.

“Unë kam lindur në Greqi por me origjinë jam nga Shqipëria. Prindërit e mi erdhën këtu nga Shqipëria. Kaluam vite të vështira, por tani kam të ardhura. Kam kaluar kohë kur haja bukë me vaj dhe me kripë, shqiptarët e kuptojnë këtë. Shumë emigrantë shqiptarë e kanë kaluar këtë fazë, e kam kaluar dhe unë dhe jam krenar që e kam përjetuar sepse më ka bërë më të fortë. Kam përjetuar shumë racizëm në Greqi, vajzat nuk më donin sepse isha shqiptar. Prindërit e tyre ju thonin ‘mos u shoqëro me atë sepse është shqiptar”

, është shprehur këngëtari Sin Boy. /

tvklan.al