Ajo është një këngëtare e talentuar dhe ndër më të mirat e muzikës live. Bëhet fjalë për Arinda Gjonin, e cila së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Kam pi”.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth projektit të saj të ri, ku shfaqet pa shumë grim, me flokët e çrregullta dhe mjaft sensuale.

“Ka vetëm 3 ditë që ka dalë klipi dhe nuk e prisja të ishte kaq “zjarr”. Jam shumë e kënaqur, më dërgojnë video të ndryshme. Teksti është shkruar nga Endrit Mumajesi, është tekst shumë i mirë. Bëhet fjalë për ndarje. Kënga është ritmike, por ka edhe emocion. Mendova ta ndaj klipin në dy pjesë, në pjesën e parë mendova të jem vendimmarrëse sepse bëhet fjalë për ndarje dhe në pjesën e dytë ku unë dal nga rutina që më kishte kapur pas ndarjes dhe pi e festoj. Mendova të jem natyrale në klip, nuk më pëlqen të grimohem tepër. Për veshjen jam kujdesur vetë”,

tha këngëtarja.

/tvklan.al