Emrat më të njohur të showbizit i kanë ofruar ndihmën e tyre personave të prekur nga tërmeti.

Një prej tyre është edhe reperi Noizy. Ai përmes disa postimeve ka treguar se ka shkuar në çadrat e ngritura në Durrës për të ndihmuar të gjithë ata banorë, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar dhe shkatërruar nga tërmeti. Ai ka gatuar dhe iu ka shpërndarë ushqim banorëve.

Përmes rrjetit të tij social Instagram, Noizy gjithashtu e ka vlerësuar shumë ndihmën e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë.

View this post on Instagram

Edhe pse patem fatkeqesi zemrat nuk i prishem, madje mesuam se sa shume e duam njeri tjetrin. Nuk kam fjale per xhestin e shqiptarve te kosoves dhe te maqedonise, mund te kem par vet me syte e mi mbi 50 kamiona me ndihma per vellezerit dhe motrat e tyre qe kishin nevoje, si me ushqim por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qare shume, jo nga frika por nga gezimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerezve qe kontribuojne, te kete kontroll mbi gjithcka sepse nuk duhet abuzuar me miresine, ju qe kontribuoni duhet te siguroheni qe ate qe ju na ofroni te shkoje ne vendin e duhur. Edhe nje here ne emer te gjithe shqiptareve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoft me te gjithe ju dhe familjet tuaja. Uroj qe keto lloj fatkeqsish mos te ndodhin me kurre. Zinjo

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

“Edhe pse patëm fatkeqësi, zemrat nuk i prishëm, madje mësuam se sa shumë e duam njëri-tjetrin. Nuk kam fjalë për xhestin e shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë, mund të kem parë vetë me sytë e mi mbi 50 kamiona me ndihma për vëllezërit dhe motrat e tyre që kishin nevojë, si me ushqim por edhe jorganë e batanie. BRAVO! Kam qarë shumë, jo nga frika por nga gëzimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerëzve që kontribuojnë, të ketë kontroll mbi gjithçka sepse nuk duhet abuzuar me mirësinë, ju që kontribuoni duhet të siguroheni që atë që ju na ofroni të shkojë në vendin e duhur. Edhe një herë në emër të gjithë shqiptarëve, ju falenderoj nga zemra. Zoti qoftë me të gjithë ju dhe familjet tuaja. Uroj që këto lloj fatkeqësish mos të ndodhin më kurrë”./tvklan.al