“Kam qenë i mirë në gjuhë shqipe”, reperi tregon si e nisi karrierën



“Kam qenë i mirë në gjuhë shqipe”, reperi tregon si e nisi karrierën

18:07 17/05/2021

Reperi Bardhyl Idrizi, ose siç njihet ndryshe me emrin Bardhi, ka folur këtë të hënë për karrierën e tij muzikore.

I ftuar në studion e emisionit “Rudina”, ai ka treguar se si nisi të merrej me muzikë.

Bardhi shprehet se që kur ishte i vogël shkruante tekste dhe më vonë nisi t’i këndonte ato.

“Në shkollë fillore kam qenë i mirë në shkrim në gjuhë shqipe dhe aty kam kuptuar që mund të bëj rima. Në atë kohë kanë qenë shumë të çuditshme. Më vonë nisa të shkruaj tekste për të parë se sa i mirë jam në shkrim. Jua tregoja shokëve, familjes dhe atyre u pëlqenin. Që atëherë kam shkruar dhe nuk jam ndalur më. Fillova të këndoj kur isha 16-17 vjeç, ishte shumë e vështirë të depërtoja dhe më dukej si ëndërr e pamundur. Nuk kisha guxim të filloja derisa vendosa të filloja. E mora guximin dhe nuk e lashë më”, u shpreh reperi.

Këngët e Bardhit numërojnë miliona klikime në Youtube dhe pëlqehen nga publiku i gjerë./tvklan.al







Të ngjashme