Presidenti Ilir Meta ka thënë sot se ka marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA. Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se ai nuk gënjen kurrë dhe nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan.

Raportet Ilir Metës me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyera, edhe me Evropën. Kam marrëdhënie të shkëlqyera se nuk gënjej kurrë dhe nuk kam shkelur asnjë ligj amerikan dhe nuk kam shkuar për të bërë foto si guraja e Bilalit. Në 25 Prill populli i Shqipërisë do shkojë të votojë port ë rithemeluar demokracinë”, tha Presidenti.

Po ashtu kreu i shtetit është pyetur dhe për vlerësimin e Departamentin Amerikan të Shtetit për Ardian Dvoranin si luftues të korrupsionit. Meta tha se ky vlerësim është fletë lavdërimi për “ramaformën e Edi Ramës”.

Dua t’i them meqënëse dje ka nxjerrë një fletë lavërdimi për anti korrupsionin e tij, kjo nuk më habit përpjekja për t’u vetëlavdëruar dhe i Ramaformës, kjo është kapja e shtetit.

Në një ditë e patë se çfarë ka ndodhur 26 ka ndodhur marrëveshja në Kamëz, në 27 e ka miratuar qeveria në Kuvend, ndërkohë që nuk është ky nxitim që të nxjerrin 3 borëpastruese. Këto janë si fletët e lavdrimit që merrte partia e punës kur shqiptarët vdisnin për bukë në Shqipëri“, u shpreh Presidenti./tvklan.al