Fiton betejën me sëmundjen dhe lë spitalin pas 21 ditësh

“Jam shumë i lumtur, me duket se kam rilindur për së dyti”.

Kastrioti ka lënë në këtë mënyrë Spitalin Infektiv, ku prej 21 ditësh së bashku me ekipin e mjekëve luftoi kundër koronavirusit.

Ai ia doli të shërohet dhe për këtë ka falenderuar mjekët për shërbimin e kryer.

Kastrioti është vetëm një nga 76 pacientët që janë shëruar pas prekjes nga koronavirusi. Ai ishte një nga rastet e vështira në shërbimin infektiv pasi vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit.

Tv Klan