“Kam shumë emocione…”

“Kam shumë emocione…”

19:46 29/04/2019

Ajo është një këngëtare e talentuar që ka realizuar hite me zërin e saj. Soni Malaj është vlerësuar gjithmonë për zërin e saj karakteristik dhe gjithë energjinë që përcjell me këngët dhe performancat live. Së fundmi, ajo ka vendosur të vijë me një surprizë për gjithë fansat. Këngëtarja do të mbledhë me datë 1 Maj të gjithë dashamirësit e muzikës në një Koncert Recital, ku do të këndojë këngë nga karriera e saj 22-vjeçare.

Nga baladat që e kanë bërë të njohur emrin e saj në industrinë e muzikës e deri tek këngët ritmike që do i bëjnë të gjithë të kërcejnë. Për të folur më shumë për detajet e këtij koncerti, por edhe emocionet përpara spektaklit, Soni Malaj ishte e ftuar në emisioni “Rudina” në Tv Klan.

Soni Malaj numëron më shumë se 100 këngë, 5 albume dhe shumë trofe. Koncerti do të mbahet në Amfiteatrin e Tiranës, në orën 20:00, ku ajo do të ngjitet në skenë për të kënduar këngët më të njohura të repertorit të saj.

“Kam shumë emocione. Janë 20 këngë për t’u performuar, për të cilat ka qenë shumë e vështirë t’i përzgjedh. Unë këtu kuptova që këngët e mia janë vërtetë shumë të vështira, por shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë. Menduam që në këtë event të kishim të ftuar edhe një artist nga Kosova dhe zgjodhëm Majk, sepse është një artist shumë i talentuar dhe i denjë për të qenë aty me mua”,

tha Soni.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT