Kamala Harris do të ndajë për publikun një raport mbi gjendjen e saj shëndetësore për t’u treguar amerikanëve se ajo është e aftë fizikisht dhe mendërisht për t’u shërbyer atyre. Kjo lëvizje e nënpresidentes amerikane është e qëllimshme dhe kthen vëmendjen tek rivali i saj politik, i cili ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë.
Donald Trump, nga ana e tij, ka ndarë shumë pak informacione për shëndetin e tij gjatë viteve të fundit. Vetë 78-vjeçari vuri në dyshim shëndetin e Presidentit Joe Biden kur 81-vjeçari po kërkonte një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Që pas largimit të Biden vëmendja tek shëndeti i Trump është rritur.
Dy kandidatët për presidentë janë në një garë shumë të ngushtë. Ekipi i fushatës elektorale të Harris shpreson ta përdorë moshën më të madhe të Trump dhe mungesën e transparencës për gjendjen e tij shëndetësore për të bindur votuesit e pavendosur se ajo është më e përshtatshme për postin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Klan News