Tre ditë përpara zgjedhjeve presidenciale, kandidatja demokrate për presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dërguar një letër komunitetit shqiptaro-amerikan.

Harris thekson partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si një aleate e palëkundur e NATO-s dhe promovuese e stabilitetit në rajon

“Unë jam mirënjohëse ndaj saj për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia”, shkruan Harris.

Ajo ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë mbështetjen ndaj Kosovës si vend multietnik e demokratik, krejtësisht të integruar në komunitetin ndërkombëtar.

Tv Klan