Vouge mbetet ndër revistat më prestigjioze në të gjithë botën, ku çdo muaj përzgjedh një personalitet, këngëtar apo sportist si imazh kryesor.

Por këtë herë imazhi i këtij muaji, numër që ende nuk është botuar, është pritur me mjaft polemika.

Teksa duhen edhe pak javë që Shtëpia e Bardhë të mirëpresë Presidentin e 46-të SHBA, Vogue ka përzgjedhur zv/Presidenten Kamala Harris në kopertinë.

Në kopertinë, Harris shihet e veshur me një xhaketë kafe të errët me pantallona të zeza dhe atlete sportive, teksa mbrapa saj është një sfond  me perde rozë dhe jeshile.

Ndërsa në një pjesë tjetër ajo shfaqet e veshur me një kostum ngjyrë bojëqielli dhe me një sfond të verdhë ku fytyra e saj ngjan më e zbehtë se ç’është në të vërtetë.

Kamala Harris nuk ka një lëkurë kaq të zbehtë. Ajo vjen nga një komunitet me ngjyrë”, shkruajti një ndjekës.

Kjo gjë nuk iu ka pëlqyer fansave por edhe vetë stafit presidencial. Veshja dhe mënyra e qëndrimit të Harris nuk është aspak e një niveli artistik.

Sipas asaj që raporton The Guardian, skenografia lë shumë për të dëshiruar, që nuk i shkon aspak për shtat një reviste që mbetet ndër më të mirat në treg.

Disa të tjerë akuzuan kryeredaktoren Anna Wintour duke e konsideruar raciste që përpiqet të përdorë photoshop tek personalitetet që përfaqësojnë komunitete të caktuara.

Vitin e kaluar, Wintour u kërkoi falje anëtarëve të stafit për shkak të disa artikujve në lidhje me komunitetet afro-amerikane. /tvklan.al