Kambanë alarmi në ditën e obezitetit

Posta

Kambanë alarmi në ditën e obezitetit

14:44 11/10/2019

Mbi 2 miliardë njerëz në gjithë botën janë mbipeshë dhe obezë, mes të cilëve 340 milionë i përkasin moshës 5-19 vjeç. Në ditën botërore të obezitetit OBSH jep alarmin për rritjen e numrit të personave që vuajnë nga ky problem.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se beteja ndaj obezitetit është shumë e vështirë, pasi problemet lindin që në moshë të hershme. Të dhënat tregojnë se mbi 41 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare vuajnë këtë problem.

Obeziteti është një kambanë alarmi edhe për vendin tonë, sidomos për fëmijët, pasi shifrat janë rritur ndjeshëm. Studimi i fundit i ISHP-së tregon se 22% e fëmijëve 8-9 vjeç janë mbipeshë dhe 10% e tyre obezë.

Sipas ekspertëve të shëndetiti publik, obeziteti është një nga shkaqet kryesore të shumë sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjen e zemrës dhe mëlçisë, diabetin, disa lloje kanceresh etj.

Të paktën 2.8 milionë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i mbipeshës dhe obezitetit.

Apeli në këtë ditë është rritja e ndërgjegjësimit për problemet që vinë nga mbipesha, njerëzit dhe kryesisht të rinjtë duhet të inkurajohen që të bëjnë çdo ditë aktivitet fizik dhe të tregojnë kujdes për mënyrën si ushqehen.

Shtimi në peshë është rezultat i një çekuilibrimi midis kalorive që individi konsumon dhe atyre që shpenzon. Parashikimet e OBSH tregojnë se në 2025-ën, 2.7 miliardë njerëz në të gjithë botën do të vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi