Roshi i jep fitoren Akhmat Grozny në Rusi

Sulmuesi i ri Shqipërisë, Florian Kamberi tregoi cilësitë e tij në kampionatin skocez.

Kamberi realizoi një nga golat në fitoren 3 – 1 të Hibernian ndaj Motherëell. 24-vjeçari realizoi brenda zonës i rrethuar nga kundërshtarët, duke kaluar në avantazh ekipin e tij.

Fitorja e mban në garë skuadrën e Hibernian në grupin që do të luajë për titullin kampion e kupat e Europës. Akhmat Grozny u kthye te suksesi pas 4 javësh me humbje dhe barazime.

Merita është e Odise Roshit, i cili realizoi golin e fitores 2 – 1 në fushën e Orenburg.

Akhmat Grozny është në vështirësi këtë sezon, pasi ndodhet në pozicionet e ulëta të klasifikimit. Këtë fundjavë shënoi edhe Naser Aliji në Hungari. Honved fitoi 2 – 1 me Paksi edhe falë mbrojtësit shqiptar. /tvklan.al