Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos paralajmëron largimin nga qeveria, nëse kryeministri Tsipras dërgon në parlament marrëveshjen e Prespës për emrin e ri të Maqedonisë. Me tone të ashpra kundër marrëveshjes, ai foli gjatë kongresit kombëtar të Grekëve të Pavarur në Selanik.

“Q

ëndrimi ynë në qeveri do të jetë derisa të shkojë ‘thika në palcë’, pra deri kur marrëveshja të paraqitet në parlamentin e Greqisë. Ne do t’a braktisim atë seancë dhe do të largohemi nga qeveria.”

Megjithatë, Kamenos nuk nënkupton krizë politike deri në zgjedhjet  parlamentare të vitit të ardhshëm.

“Qeveria nuk do të bjerë. Do të vazhdojmë t’a mbështesim qeverinë deri në Mars të vitit të ardhshëm siç kemi rënë dakord me kryeministrin Cipras. Viti 2019 është vit zgjedhor.”

Grekët e Pavarur kanë qenë gjithmonë kundër çdo marrëveshjeje me Shkupin që në emrin e ri shtetëror përmban termin “Maqedoni”. Në të njejtën linjë është edhe opozita e kryesuar nga Demokracia e Re. Për miratimin e marrëveshjes në parlamentin grek nevojitet një shumicë prej 3/5-tash ose 180 deputetë. Pa mbështetjen e Kamenosit, Tsipras i nevojiten 5 deputetë për të arritur edhe shumicën e thjeshtë.

Tv Klan