Emisioni “Stop” sjell sonte me zë dhe figurë krimin shëndetësor, që bëhet çdo ditë me shëndetin tonë.

Kamera e fshehtë e programit ka faktuar gjithçka ndodh në magazinat e ushqimit, ku ndërrohen etiketa e falsifikohen produkte. Më pas këto produkte hidhen sërish në treg e përfundojnë në tavolinat tona.

Për cilat produkte bëhet fjalë dhe cilët janë subjektet, që na vënë në rrezik shëndetin, mund ta mësoni sonte në emisionin “Stop” në orën 20.10 në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al