Kamera e fshehtë, mashtrimi me 550 mijë Euro në shitjen e një hoteli



Kamera e fshehtë, mashtrimi me 550 mijë Euro në shitjen e një hoteli

21:19 02/06/2020

Xhevdet Bizhdili, pronar i një hoteli 3-katësh në zonën e Malit të Robit tregon se në vitin 2017 vendosi t’ia shesë hotelin për 850 mijë euro Rasim Docit.

Marrëveshja legale u bë te noteri për 300 mijë euro dhe kontrata parashikonte shlyerjen e kësaj shume brenda 6 muajve. Ndërsa 550 mijë euro do të shlyheshin me klering me apartamente.

Pas 6 muajsh Xhevdeti nuk i mori apartamentet, por mori një fletë-thirrje nga Gjykata e Kavajës pasi blerësi Rasim Doci kërkonte lirimin dhe dorëzimin e hotelit

Gjykata e Kavajës i dha të drejtë Rasim Docit dhe ky i fundit, bashkë me avokaten e tij,Lindita Tako, fshehën shumën e 550 mijë eurove, duke përdorur kontratën e noterit ku pasqyroheshin vetëm 300 mijë eurot dhe jo apartamentet.

Prokuroria e Kavajës e klasifikoi këtë mashtrim si konflikt civil, duke mos shtrirë hetimet dhe verifikuar fletën ku Rasim Doci premtonte apartamente në formë pagese për hotelin.

Përmes kamerës së fshehtë, “Stop”arrin të marrë pohimin e Rasimit se i detyrohet Xhevdetit edhe 550 mijë euro me klering.

Madje Rasimi flet edhe për mënyrat, se si këto apartamente të kalojnë pa paguar taksat në shtet, për shkak të dyshimit për burimin e të ardhurave.

Emisioni “Stop” ka mundur të sigurojë të gjithë seancat gjyqësore për konfliktin. Zoti Doci, në të gjithë seancat gjyqësore, por edhe në kërkesëpadia, nuk pranon faktin e borxhit të 550 mijë eurove.

Gjyqtari- E çelim seancën gjyqësore në Kavajë, sot me datën 01/04/2019 ditë e hënë, ora 13:20 minuta në gjykatën e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Kavajë. Me trup gjykues të përbërë nga kryetari I seancës gjyqësore Lusha, ndihmuar nga sekretarja Suzana. Sipas deklaratës, ju duhet të paguani më parë lekët, apo duhet të merrni pronën?

Rasim Doci- Jo duhet të marrim pronë. E keni të shkruar në kontratë poshtë. Në fund të kontratës.

Gjyqtari- Të marrësh pronën e pastaj të paguash lekët ëëë..?

Rasim Doci- Jo zotëri! Lekët është noteri garant për këtë punë.

Avokati i blerësit – I nderuar, është kusht kontraktor, për arsye se është një pronë me barrë hipotekore, dhe një pjesë e detyrimit të shumës së shitjes, shkon për të shlyer debitorin. Nga ana e palës paditëse, janë plotësuar të gjitha detyrimet e saj ndaj kontratës. Në 2017-ën ka në kujtesë noteriale, që na kujton për mbushjen e detyrimit kontraktor. Ka rezultuar, që në nëntor të 2018-ës, përfundimisht është paguar edhe 18 milionë të reja dhe është shlyer totalisht detyrimi, sipas kushteve të bëra në kontratën e shit-blerjes së pronës. Aktualisht pala paditëse, nuk ka më asnjë detyrim financiar, lidhur me kontratën e shitjes me kusht.

Gjyqtari- Dhe një herë palës së paditur.

Avokati i shitësit– Fillimisht kishim një pyetje, se nuk e kuptova. Çfarë date e keni paguar ju këstin e fundit? Se thatë dhjetor, se s’isha I qartë.

Avokati i blerësit – Nëntor 2018-ës.

Avokati i shitësit- Po, nënor 2018-ës. Kur ishte afati I fundit, që duhej të shlyhej, sipas kontratës?

Avokati i blerësit – Në këtë moment, unë e kam paguar edhe këstin e fundit, megjithëse këto nuk e kanë përmbushur detyrimin, për ta liruar objektin.

Avokati i shitësit-Po!

Avokati i blerësit – Atëherë, në qoftë se kanë pretendim për vonesën, le të kërkojnë kamatë- vonesën!

Gjyqtari- T’lutem!

Avokati i shitësit-Tani. Ke paguar fillimisht 12 milionë dhe keni paguar në po të njëjtën datë edhe shumën tjetër 58 milionë e 00.

Avokati i blerësit – Detyrimin!

Avokati i shitësit- Në dy banka të ndryshme.

Avokati i blerësit- Detyrimin!

Avokati i shitësit- Kaq kisha!

Gjykata vendosi t’i japë të drejtë blerësit, duke mos marrë parasysh provat dhe faktet për 550 mijë euro, të cilat Doci i mohonte duke iu bazuar kontratës së noterit.

Krahas procesit civil në Gjykatën e Kavajës, paralelisht edhe në Prokurorinë e Kavajës kemi një kallëzim nga Pronari i hotelit, Bizhdili, i cili pretendon se është mashtruar nga Doci.

Gazetari: Sa i përket pjesës së apartamenteve që do të shlyente 550 mijë euro, a bëtë një kontratë tek noteri, se si do t’i jepte?

Xhevdet Bizhdili: Atë kontratë nuk e bëmë se tha janë të gjitha hyrje pa hipotekë, pasi t’i bëjmë hyrjet me hipotekë do t’i kalojmë të gjitha. I kemi shkruajtur në një letër dore, me firmën e atij, me numër telefoni etj.

Në mënyrë absurde, duke mos i shtrirë hetimet, prokurori i Kavajës Durim Bedini ka dalë me vendimin e mosfillimit të këtij kallëzimi penal, duke mos marrë parasysh faktet e dorëzuara nga pronari i hotelit.  

Emisioni “Stop” nëpërmjet kamerës së fshehtë, arriti që të mundësojë një takim mes pronarit të hotelit dhe blerësit, Z. Doci, i cili e pranon faktin e 550 mijë eurove, të cilat nuk janë nënshkruar tek një noter, por kanë qenë në marrëveshje verbale me pronarin e hotelit trekatësh.

Kamera e fshehtë:

Denoncuesi- Sa qenë atëherë?

Rasim Doci- Në Kavajë atëherë qenë 6 hyrje.

Denoncuesi- 6 hyrje? 6 deri në 7 hyrje në Kavajë.

Rasim Doci- Përveç Kavajës.

Denoncuesi- Ku e ke gjet? Ore e di, si është puna? Po mirë pra, ku e ke, që të shkojmë t’i shohim në Tiranë.

Rasim Doci- Në Tiranë. Shiko tashi! Në Tiranë jemi fut në një vend dhe ato vonohen.  Eshtë vend shumë i mirë, por vonon edhe çmimi. Do sistemohemi për të jetu në Kavajë. T’ju sistemojmë. Pastaj doni një variant këtu, p.sh mund të bëhen nja dy apartamente. Do në Golem tek këto pallatet?

Denoncuesi- Jo, mor burrë! Eshtë pallati i madh.

Rasim Doci- Me hipotekë janë. Papafingon të gjithë. Janë 6 papafingo. Si do ia bëjmë me këtë punën e atij?

Denoncuesi- Rasimi të shohë sa hyrje ka, si i formulon, që edhe ne të flasim. Ka edhe në Kavajë. Sa ka? 4 a 5 copë, a 2, a 3. Një në Golem, a këtu, a këtu, që të plotësohet e gjithë shifra, që kemi.

Bizhdili: I kam cuar edhe në prokurori, i kam edhe me audio, zërin e tij dhe letrën, kurse Prokuroria thotë ska prova, se si i rregulloi punët ai. 550 mijë euro e të mos hapësh një hetim? Ça prokurorie?

Rasim Doci- Me e bo bisedën, siç kam qenë gjithmonë unë.

Denoncuesi- Dakord, o dakord!

Rasim Doci- Edhe i qëndroja asaj pune.

Denoncuesi- Rasim! Këto nuk duan hyrje. Sa kohë të presin për lekët?

Rasim Doci- Po s’e di!

Denoncuesi- Një variant, që thotë Bledi, lekë dhe një variant tek Ringu, siç kemi ngel atëherë. Kuptove?

Miku 1 i Rasimit – Ore ti, problemi është këtu. Fus hundët kot unë.

Denoncuesi- Fol o burrë, ça problemi ka, se s’po them gjë. Gjykimin në gjykatë, e ke mbaru punë.

Rasim Doci- Ore, je në terezi?!

Denoncuesi- O Rasimo! Po këto hyrjet o vëlla? Si do i ashtu, se i bie 12 hyrje secili, do i bëjë me vlerë më të vogël te noterja? Se është edhe një çikë keq, se ti e di.

Miku 1 i Rasimit – Këto janë probleme teknike.

Denoncuesi- Po pra, se ne po flasim, o burrë.

Miku 1 i Rasimit – Sa vjen e shtrëngohet ajo.

Rasim Doci- Ne do të vejmë çmime reference, ti nuk pagu taksa, edhe plotësohet vlera.

Denoncuesi- Dakord, ore dakord!

Miku 1 i Rasimit – Puna e parë një herë, bi në ujdi një herë, pasi bi në ujdi, masanej…

Denoncuesi- Mirë  mor, mirë! Po është ajo, se e kanë dhe atë  sikletin, se ti e di muhabetin. Si do i kalojmë ne gjithë këto në të zezë? A t’kujtohet ai muhabet?

Rasim Doci- I ke mor vlla, lekët.

Miku 1 i Rasimit – Sido të jetë, i ke marrë lekët.

Denoncuesi- Po mor xhaxhi, po kontrata u bo 300 milionë e? Po të tjerat si do i deklarosh te hyrjet?

Rasim Doci- Një sekondë!

Denoncuesi- Si do i deklarojmë po them?

Miku 1 i Rasimit – Do merren me noter të gjitha hyrjet. Qysh u merrkan ato në dorë, a si? Ideja është kjo: Kaq lekë ke marrë, ok. Jemi 15 ja dhe 25, u bë shtëpia, u plotësuan këtu?

Denoncuesi- Po!

Miku 1 i Rasimit – Stop ime! Që të merren ato shpia, do kalojnë kaq lekë! Merr këtu ço këtu! Merr ketu leji këtu! Merr këtu çoji këtu! Bëhet me noter, edhe me shtetin je në rregull, edhe me të tjerët, je në rregull. S’është problem fare.

Miku 2 i Rasimit- Po kohën e vet e duan ato. E kupton?

Denoncuesi- Po normale, që do kohën e vet, o burrë!

Miku 1 i Rasimit – Këtë po them pra.

Miku 2 i Rasimit- Ato do i përdorësh për të pastru hyrjen.

Miku 1 i Rasimit – Ato lekë nuk preken. Merr këtu, ço këtu! Merr këtu ço këtu dhe i ke në rregull.

Miku 2 i Rasimit- Ti me ça motivi do i marrësh? Vetëm nëse të bëhet akt-dhurim, mund të bësh 1 ose 2. S’mund të bësh gjithë llogarinë!

Rasim Doci- Ose përshembull, kam një hyrje unë, e ka ky p.sh, dhe një ta bën tjetri, pjesa tjetër bëhet me xhirime.

Miku 1 i Rasimit – Rregullohet nga ana e asaj, se ka rob sa të duash, që merren me atë punë dhe rregullohet ajo punë.

Rasim Doci- S’ka noj gjë. Le të merret me këtë punë ai, se s’…

Miku 2 i Rasimit- Nejse! Një rob e do atje ai, se nuk ta bo kush kaq kollaj. Ai, që do merret me atë punë, ai një kafe e do me patjetër!

Miku 1 i Rasimit – Gjërat do rregullohen. Kemi ne bankën, kemi ne robin tonë, se kanë bërë gjëra më të mëdhaja. Kjo sot është, që ne po abuzojmë me shtetin. /tvklan.al



Të ngjashme