Taulant Çela administrator i një biznesi privat, që jep makina me qira në afërsi të Rinasit, ka denoncuar  në “Stop” mbajtjen të bllokuara të dy automjeteve, një “Golf 4” dhe një “Mercedes ML” nga dy prokuroritë, ajo e Peshkopisë me prokurore Esmeralda Cami dhe Urim Boçi dhe Prokuroria e Pogradecit me prokuror Gjergji Ceka.

Taluanti tregon ngjarjen e parë, që para 3 vitesh, ku me makinën e dhënë me qira një qytetari nga Dibra, ky i fundit humbi jetën në aksident dhe makina mbeti peng e bllokuar, ndonëse çështja u pushua, pasi aksidenti u zbardh.

Emisioni “Stop” me anë të një kamere të fshehtë ka shkuar në Prokurorinë e Dibrës dhe është interesuar lidhur më ketë ngjarje dhe kë pyetur se përse makinat mbahen të bllokuara.

Menaxheri i firmës: Kemi një çështje, që duam të dimë, ça është bërë?

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Si?

Menaxheri i firmës: Kemi një çështje, që duam të dimë ça është bërë, për një makinë me qira, që është bërë aksident.

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Prisni aty!

Menaxheri i firmës: Okej, po ai në 12:00 ikën, më fal një sekondë, më fal…!

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Po a më pyete një herë more zotëri, kush je ti? Unë të pyes, kush jeni ju, ju nuk sqaroheni..

Menaxheri i firmës: Okej, atëherë unë jam menaxheri.

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Kush?

Menaxheri i firmës: Jam menaxheri i një firme, private..

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Po!

Menaxheri i firmës: Që japim makina me qira në aeroport.

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Po!

Menaxheri i firmës: Emri im është Geri Fejzullahu.

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Po, kujt ia ke dhënë zotëri? Kujt ia ke dhënë? Zgjidhe me personat, që ia ke dhënë, se ne n.q.s ka bë aksident…

Menaxheri i firmës: Ky është Nipti, e ka pas si çështje Esmeralda Cami, para 3- vitesh, duhet të jetë dhe fotokopje këtu.

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Pse është e 3 vjetëve ajo, zgjidhje i është dhënë, po ti nuk e di.

Menaxheri i firmës: Mirë, se po presim aty.

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Prisni aty!

Pas kësaj bisede me prokurorin qyteti pret për disa orë dhe në fund merr përgjigje që duhet të shkojë sërish të interesohet javën tjetër.

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Shiko do vini javën  tjetër, se çështjen e ka patur një burrë tjetër, e ka çuar në gjykatë dhe nga 07.04 deri më 04.07.2020 gjykata u shpreh dhe po nuk e mban mend, me i fjalë dhe do vini javën tjetër edhe…

Menaxheri i firmës:  Do marrim urdhër, të marrim mjetin?

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Pooo…

Sekretaria Dibër: Ndoshta ka marrë formë të prerë vendimi dhe mund ta merrni mjetin!

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Pa merak!

Menaxheri i firmës:  A mirë, okej shumë  faleminderit!

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku:  Vetëm më thoni për rimbursim.

Po me një kamerë të fshehtë qyteti shkon një javë më pas dhe interesohet në Prokurori, ku takon sërish prokurorin Rifat Kojku, i cili thotë se prokurorja nuk ka qenë në punë për një javë por do kthehej shumë shpejt dhe ai do të merrte makinën.

Menaxheri i firmës: Më fal, si kalove?

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Si ia çove?

Menaxheri i firmës: Mirë, si je?

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Nuk ka ardhur prokurori kësaj jave.

Menaxheri i firmës: Është problemi, se ne vijmë nga Tirana.

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Jo, më le numrin e telefonit edhe njëherë ti mua dhe të them!

Menaxheri i firmës: Kartëvizitën!

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Ose më jep kartëvizitën!

Menaxheri i firmës: Numri, është numri i parë.

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Në rregull, që mos të vini. Ju njoftoj, që të vini të merrni makinën, se s’ka ardhur kësaj jave fare ai, ditën e hënë do vijë, këtë javë nuk ka ardhur, se ka pas problemet e veta dhe javës tjetër ma merr mendja, që do t’ju njoftojmë ne ju, që të vini të merrni makinën, se çështja ka përfunduar, çështja ka pushu, se ka vdekur ai.

Menaxheri i firmës: Po pra.

Drejtuesi i Prokurorisë Dibër, Rifat Kojku: Ai prokurori, që ka pas qenë për çështjen e rimbursimit, do bëjë një urdhër për kthimin e mjetit dhe do ju themi ne, që mos të vini fare në Peshkopi.

Rasti i dytë, që na tregon Taulanti, është ai i Pogradecit para disa 4 muajsh, ku një qytetar u kap me makinën e dhënë me qira, duke transportuar shtetas sirianë.

Autori u arrestua dhe sërish makina e Taulantit nuk u kthye. Prokurori Gjergji Ceka shprehet, se me mjetin është bërë krim, edhe pse autori i krimit u zbulua dhe u vu në pranga. Por pasi u mësua, se “Stop” po ndiqte këtë çështje, prokurori ndryshoi version, duke ia kthyer mjetin Taulant Çelës.

Denoncuesi: Shefi më fal, kishe pesë minuta?

Prokurori Gjergji Ceka: Ë?

Denoncuesi: Më fal, për makinën, Taulanti

Prokurori Gjergji Ceka: Nuk të njoh fare, nuk të njoh fare.

Denoncuesi: Pata ardhur dhe herën tjetër për “ML” që më kanë blloku, me atë që ka qenë  Arben Kolaveri

Prokurori Gjergji Ceka: Aaa Kolaveri?

Denoncuesi: Po.

Prokurori Gjergji Ceka: Kur të mbyllen hetimet.

Denoncuesi: Unë jam i zoti makinës, ngaqë më pate thënë do bëj diçka, tre muaj edhe..kaloi dhe tre muaj prandaj

Prokurori Gjergj Ceka: Presim të mbyllen hetimet.

Denoncuesi: O shef, veje një dorë në zemër more burrë se..

Prokurori Gjergj Ceka: Është kap, është kryer vepër penale, është kryer krim me makinën, e kupton?

Denoncuesi: Si krim?

Prokurori Gjergj Ceka: Është kryer krim, e ka marrë persona të tjerë.

Denoncuesi: Vrasje?

Prokurori Gjergj Ceka: Krim, nuk është vetëm vrasja krim, janë kry krime dhe duhet ajo për provë, e kupton?

Denoncuesi: Do vonojë dhe shumë?

Prokurori Gjergj Ceka: Se di, të shoh sa do zgjasë gjyqi.

Denoncuesi: Se tre muaj u bënë, prandaj.

Prokurori Gjergj Ceka: Se di, nuk e di./tvklan.al