Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi do të kryente një kamera të fshehtë për ta publikuar më vonë në Youtube.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Timothy Wilks së bashku me një shok tentuan që të filmonin në video sikur do të kryenin një grabitje. Të pajisur me thika, ata shkuan drejt një grupi njerëzish të mbledhur në një park në Nashville.

Mirëpo Wilks u qëllua nga 23-vjeçar me armë zjarri. Autori tha para policisë se nuk e dinte që ishte kamera e fshehtë dhe veproi në vetëmbrojtje e sipër. Ndërkohë shoku i viktimës deklaroi se kamera e fshehtë po xhirohej për t’u ngarkuar në Youtube.

Deri më tani asnjë person nuk është vënë në pranga në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Kamerat e fshehta me vjedhje janë shumë të zakonshme në Youtube kohët e fundit. Disa prej tyre kanë me miliona shikme, pavarësisht se një pjesë e madhe janë aktrime./tvklan.al