LazaratRruga për në Lazarat është e hapur. Njerëzit hyjnë e dalin lirisht.

Por banorët e këtij fshati me famë ndërkombëtare ndiehen të fyer. Shkak është bërë njoftimi i Ambasadës Amerikane në faqen e saj të internetit, që ndalon rreptësisht udhëtimin në fshatin e Lazaratit të Gjirokastrës të të gjithë shtetasëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri.

Gazetarët janë të parët që kanë hyrë pa shqetësim në fshat.

Forcat policore mungojnë, por kjo për banorët është normale, pasi thonë se në këtë zonë nuk ka krime.

Pas kultivimit disa vjeçar të bimës narkotike, lazaratasit kanë mësuar të bëjnë edhe politikë. Ndaj shprehen se duhet të jetë një keqkuptim. Ata thonë se mirëpresin që në këtë fshat të hyjë kushdo; të gjithë ata i konsiderojnë miq.

Ka prej tyre që besën e japin duke pranuar edhe të vetësakrifikohen

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane, të publikuar javën që shkoi, thuhej se në Lazarat që njihet si zona më e madhe e kultivimit kanabis sativa të ndalohet udhëtimi i shtetasve amerikanë për shkak se ky territor është lënë jashtë kontrollit të ligjit, se mungon policia dhe se e gjithë zona kontrollohet nga trafikantët.

Anduena Llabani