Kamerat e iPhone 11 Pro shkaktojnë panik

Kamerat e iPhone 11 Pro shkaktojnë panik

14:00 12/09/2019

Kur Apple prezantoi telefonin e ri iPhone 11 Pro, mbrëmjen e së martës, fotografitë e pajisjes me lente të trefishtë nisën menjëherë të krijonin shqetësim tek personat që vuajnë nga tripofobia, frika nga vrimat e vogla.

Kjo gjendje shkaktohet kur personi sheh një përbërje të caktuar vrimash dhe është e vërtetuar se krijon reagim të fortë tek disa prej atyre që vuajnë.

Për të kuptuar më mirë tripofobinë, e përditshmja britanike Metro bisedoi me Dr Geoff Cole, lektor psikologjie në Universitetin e Essex, i cili publikoi studimin e parë mbi këtë gjendje në 2013-n.

Ai konfirmoi se iPhone 11 Pro mund të shkaktojë një përgjigje tripofobike tek disa njerëz për shkak të strukturës matematikore të vrimave.

“Po mund të shkaktojë tripofobi. Kamera ka tiparet tipike, të nevojshme për të shkaktuar një përgjigje të tillë, sepse është e përbërë nga një bashkësi vrimash. Çdo gjë mund ta induktojë tripofobinë, mjafton që të ketë këtë model”.

Dr Cole beson se pjesa më e madhe e njerëzve vuajnë nga kjo gjendje, megjithatë masa ndryshon tek secili individ, që do të thotë se frika nga vrimat e vogla pret disa njerëz më shumë se të tjerët.

Mendoj se të gjithë janë pak të ndjeshëm“, shton ai.

Përpara se Dr Cole të publikonte punën e tij kërkimore në 2013-n, shumë pak njerëz e njihnin tripofobinë.

Me përhapjen e internetit, kjo fobi u kthye edhe në meme.

Ashtu siç shpjegon edhe Dr Cole, shumë njerëz janë skeptikë për këtë gjendje dhe besojnë se është një fenomen i famshëm vetëm falë memeve. “Në fakt është njësoj si pjesa më e madhe e fobive të tjera“, shprehet eksperti./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori