Kamerat e sigurisë filmojnë autorët e grabitjes në Tiranë, publikohen pamjet



Kamerat e sigurisë filmojnë autorët e grabitjes në Tiranë, publikohen pamjet

09:08 25/06/2020

Këto janë momentet e para të siguruara nga Klan Plus kur po realizohej grabitja e postës private në zonën e ish-sheshit “Shqiponja” në Tiranë më 16 Qershor.

Një kamera sigurie në zonë në orën 21:18 ka kapur dy autorët e dyshuar të cilët afrohen në zonë me një motor dhe kujdesen që të mos i heqin skafandrat nga koka për të fshehur identitetin e tyre.

Një prej autorëve mban një çantë krahu në të cilën më pas futi rreth 5 milionë Lekë të reja.

Kur autorët po bëheshin gati për të hyrë në postë, pranë tyre afrohet një person i cili kishte parkuar makinën në vendin ku po qëndronin autorët. Kjo i bëri ata që të largohen dhe të kthehen sërish pas 2 minutash.

Nën kërcënimin e armës, autorët grabitën paratë që ndodheshin mbi banak dhe më pas u larguan me shpejtësi.

Klan Plus

Gazetare: Aida Topalli




Të ngjashme