Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka miratuar dekretin e Presidentit për rishyrtim të Ligjit për Masat Shtesë të Sigurisë, ose siç njihet ndryshe, Ligji i Kamerave, pasi 2 partitë e mazhorancës, PS dhe LSI ranë dakord për ta amenduar atë.

Por mbledhja është shoqëruar me debate mes Kryetarit të Komisionit, Spartak Braho dhe Deputetit socialist Pjerin Ndreu.

Debatet vijuan edhe pas mbarimit të saj.

Përfaqësuesit e opozitës e braktisën mbledhjen dhe akuzuan shumicën se po nxiton për ta miratuar ligjin për interesa personale korruptive.

Maxhoranca ka rënë dakord që vendosja e kamerave të mos jetë me detyrim për të gjitha bizneset, por vetëm në zona të percaktuara si të rëndësishme për rendin dhe sigurinë publike.

Tv Klan