‘Kamerat’, mjeku: Individët me probleme të shëndetit mendor


‘Kamerat’, mjeku: Individët me probleme të shëndetit mendor

17:26 08/02/2024

“Bëjnë monitorim sepse vuajnë nga xhelozia patologjike apo skizofrenia”

Për dy rastet e fundit ku policia zbuloi se bashkëshortët monitoronin me kamera gratë dhe familjet e tyre, mjekët psikiatër shprehen se kemi të bëjmë me individë që kanë çrregullime të shëndetit mendor.

“Kemi raste ku kemi persona që vuajnë nga xhelozi patologjike. Mund të kemi persona që kanë çrregullime të personalitetit apo edhe probleme më të theksuara të shëndetit mendor që shkojnë deri në format e skizofrenisë paranoide. Në një familje ku ka një sistem kamerash padiskutim që do të jenë prezent edhe element të tjerë siç mund të jetë dhuna apo edhe probleme më të theksuara në familje për shkak të kësaj paranoje që individët kanë. Është një person që në çdo moment ka një element frike, një element paranoje që mendon se do të ndodhi diçka që ai nuk mund ta kontrollojë.”

Psikiatri shprehet se ky fenomen reflekton një lloj dorëzimi nga ana e njërit prej partnerëve, duke çuar në një situatë të agravuar në familje.

“Një fenomen i tillë në një moshë të re nuk është e çuditshme që në një moment të dytë në një raport të shkojë edhe deri në monitorim me kamera sepse le të themi që kjo është një dorëzim që partneri apo partnerja ka realizuar përpara gjithë këtij presioni që ka pasur në familje gjë që duhet ngritur zëri dhe duhet drejtuar drejt shërbimeve përkatëse.”

Specialistët theksojnë se rastet e ngjashme duhen denoncuar ose referuar pranë organeve kompetente në mënyrë që situata mos të përshkallëzohet më tej.

Klan News









Të ngjashme