I ashtuquajturi Shteti Islamik po përdor një strategji të re për realizuar sulmet e tij. Sipas raportimeve më të fundit, ISIS po përdor qen si kamikazë.

Më shumë se 600 qen janë pajisur me bomba dhe po përdoren për të kryer sulme vetëvrasëse kundër forcave ushtarake të Irakut.

Lajmi u bë i ditur nga Fahmi Abbas, një oficer i ushtrisë irakene, për “IRNA”.

Terroristët e ISIS kanë pajisur 600 qen me bomba dhe duan që t’i lëshojnë në mesin e forcave ushtarake irakene dhe t’i shpërthejnë me telekomandë një moment që janë mes tyre”.

Momentalisht ISIS gjendet në vështirësi dhe po përpiqet të fshehë përparësinë e ushtrisë irakene, teksa kjo e fundit është gjithnjë e më pranë marrjes nën kontroll të Mosulit.

Përgjatë 19 ditëve të fundit, qëkur beteja e Mosulit nisi, terroristët e Shtetit Islamik kanë ndërmarrë më shumë se 100 sulme vetëvrasëse në zona të ndryshme.

Por pjesa më e madhe e tyre, sipas autoriteteve në Irak, nuk kanë qenë të suksesshme, pasi janë neutralizuar në kohë./tvklan.al