Një kamion ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm  në aksin rrugor Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”.

Për pasojë është dëmtuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi A.Rr, 50 vjeç banues në Mallakastër, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./tvklan.al