Kamioni përplas 21-vjeçarin me biçikletë

Kamioni përplas 21-vjeçarin me biçikletë

20:17 25/09/2019

Një 21-vjeçar me iniciale F.B. është përplasur nga një kamion në rrugën e Kavajës në Tiranë.

I riu po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga kamioni me targa AA 095 BF dhe mbeti i plagosur. Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit me iniciale P.N. për ta marrë në pyetje lidhur me shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Qytetarët kanë dërguar në rubrikën “Kallëzo” tvklan.al pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT