Një kamion që shpërndante ushqim në një shkollë fillore në Lekgolo, në Afrikën e Jugut, ka aksidentuar për vdekje dy të mitur.

Mediat e huaja raportojnë se kamioni është përplasur me një mur mbrojtës, pas të cilit qëndronin fëmijët.

Fëmijët që humbën jetën ishin 5 dhe 7 vjeç, ndërsa autoritet kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Ndërkaq disa psikologë janë angazhuar për ndihmë ndaj nxënësve të tjerë, stafit të shkollës si dhe familjarëve të viktimave. /tvklan.al