Austria kërkon mbështetjen e Italisë për planin e saj për kampet e emigrantëve në Ballkan.

Zv/kancelari austriak Heinz-Christian Strache shkoi për të takuar homologun e tij populist italian Mateo Salvini, i shoqëruar edhe nga ministri i brendshëm Herbert Kikl. Projekti austriak parashikon sjelljen në vendet ballkanike të 600 mijë refugjatëve dhe emigrantëve të dyndur gjatë tre viteve të fundit në Europë për të kërkuar azil. Mbështetje ka edhe nga Danimarka e Holanda. Në këmbim, vendeve të Ballkanit u jepet mbështetje e veçantë për proceset integruese europiane.

Salvini nuk është kundër idesë së kampeve. Por kërkon ato të ndërtohen në Afrikën e Veriut, për të penguar emigrantët që në burim. Zv/kryeministri italian tha se do t’i kërkonte blidnimin e kufijve europianë për emigrantët, duke marrë shembullin e disa vendeve ballkanike. Për këtë kërkon ndryshim të rregullave të Shengenit. Me këtë platformë, populistët e qeverive të Austrisë e Italisë kërkojnë të paraqiten në samitin e fund muajit në Bruksel.

Por projekti mund të hasë në kundërshtimin e dyshes Merkel-Makron. E duke pasur parasysh këtë, Salvini paralajmëron braktisjen e samitit të 28 Qershorit në Bruksel.

Tv Klan