Një ditë pas kontrolleve që Policia e Shtetit ushtroi në kampin e MEK, në bazë të një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Posaçme, këtë të mërkurë në Ashraf 3 këtu në Manëz situata paraqitet i është rikthyer normalitetit.

Lëvizjet e pjesëtarëve të kampit janë tepër të rralla, ndërsa dalja dhe hyrja e tyre në Ashraf 3 kontrollohet nga punonjësit e sigurisë private.

Çdo makinë që hyn apo del nga kampi krahas regjistrimit në regjistrin e lëvizjes së automjeteve, i nënshtrohet dhe kontrollit për lëndë plasëse.

Procedurë standarde që prej kohësh kryhet prej tyre në kuadër të planit të masave me qëllim garantimin e sigurisë se muxhahedinëve.

Ndryshe nga një ditë më parë, kur futja në kamp nga ana e mediave ishte lehtësisht e realizueshme, këtë të mërkurë, është krijuar një perimetër sigurie që nuk lejon askënd të futet brenda MEK përveç anëtarëve të saj.

Të vetmet lëvizje të dukshme nga jashtë kampit janë ato të disa muxhahedinëve të cilët merren me mirëmbajtjen e territorit në brendësi të MEK.

Rritja e vigjilencës nga anëtaret e kampit, vjen për shkak të operacionit të zhvilluar mëngjesin e së martës me urdhër të SPAK.

Aksion që regjistroi jo pak episode të tensionuara, ku mbetën të lënduar 36 persona mes të cilëve efektivë policie dhe muxhahedinë.

Përplasjet e një dite më parë po hetohen nga policia dhe prokuroria, teksa mbetet e paqartë nëse kontrollet e policisë në ambientet e MEK kanë përfunduar, apo do të ketë një aksion të dytë.

Tv Klan