Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

4800 të strehuarit kosovarë në kampin e Mjekësit në Elbasan bllokojnë një kamion me ndihma për ta duke mos lejuar magazinimin e tyre. Sapo kanë mbërritur në Elbasan 180 kuintal ndihma të dhuruara nga komuniteti turk në francë, administratorët turq të kampit kanë dashur në fillim që ndihmat të magazinohen dhe më pas tu shpërndahen dhe kosovarëve të strehuar në Mjekës.

Kosovarët kanë bllokuar kamionin duke mos e lënë atë të dalë nga kampingu, duke thënë se ndihmat janë për ne dhe ne duhet ti ndajmë ato. Administratorët e kampit më kotë janë munduar të qetësojnë kosovarët.

Për këtë kamion me ndihma të ardhur në Shqipëri nga Greqia problemet kanë nisur që në fillim. Në jug disa njerëz me maska ju kanë dalë para njerëzve që shoqëronin ndihmat duke ju kërkuar lekë. Incidenti me refugjatët kosovarë me dhuruesit e ndihmave e mbyllën duke i shpërndarë ndihmat në kamp pa i magazinuar më parë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj