Nëse Lojërat Olimpike do të kishin një medalje të artë për thurjen me shtizë, atë do ta merrte Tom Daley. Sportisti nga Britania nuk është shumë i njohur edhe pse në të vërtetë e ka fituar një medalje të artë në Tokio, atë të zhytjes së sinkronizuar.

Megjithatë, së fundi janë bërë virale pamjet e tij duke qëndruar në tribunë dhe duke thurur me shtiza diçka që është e vështirë të dallohet.

Epo kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që çdokush ka nevojë për hobi, madje edhe një fitues olimpik. 27-vjeçari nga Britania u fokusua nga kamerat në finalen për zhytjen e femrave. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit.

“Oh kjo? Thjesht kampioni olimpik Tom Daley që thur në tribunë ndërkohë që shikon zhytjet”, shkruhet në faqen zyrtare të Lojërave Olimpike në Twitter.

“Ikonë e vërtetë”, shkruante një fanse.

“Tom Daley është personi im më i pëlqyer në të gjithë botën”, shkruante një tjetër.

Britaniku do të jetë sërish në garë. Kësaj here, ai do të konkurrojë në zhytje individuale në platformën 10 metra./tvklan.al