Pakistanezi fiton vendin e parë, aeroplani qëndron në ajër 14.86 sekonda

Konkurentë dhe tifozë nga e gjithë bota u mblodhën në Austri për të marrë pjesë në garën e njohur si kampionati botëror i avionëve prej letre, i zhvilluar për herë të parë që nga viti 2019 për shkak të pandemisë së Covid-19.

Pakistanezi Rana Muhammad Usman Saeed arriti të triumfonte, pasi aeroplani i ndërtuar dhe hedhur prej tij qëndroi në ajër për 14.86 sekonda.

Serbi Lazar Kërstiç fitoi në disiplinën e hedhjes së aeroplanit drejt, duke e dërguar më shumë se 61 metra larg tij.  Në garën e aerobatikës ishte koreano-jugori (Seunghoon) Lee ai që u vlerësua fitues pasi u grumbulloi 46 pikë me performancën e tij.

Klan News