Kampionatet më të kushtueshëm



Kampionatet më të kushtueshëm

16:35 02/01/2021

Ekipet e Premier League vlejnë 8.89 miliardë Euro

Para fillimit të merkatos Premier League e Anglisë është Liga që ka skuadrat më të vlefshme në botë.

Futbollistët e 20 ekipeve vlejnë 8 miliardë e 890 milionë Euro, sipas vlerësimit të Transfermarkt.

Me këtë kampionat nuk krahasohet asnjë tjetër, pasi Serie A e Italisë dhe La Liga e Spanjës vlejnë pak më shumë se 5 miliardë Euro. Këto kampionate përbëjnë podiumin.

Vendi i katërt i takon Bundesliga 1, ndërsa i pesti i Ligue 1. Në 10 ligat më të vlefshme është edhe kategoria e dytë në Angli.

Ekipet e Championship janë pozicionuar në vendin e gjashtë dhe vlejnë 1 miliardë e 230 milionë Euro. Kampionatet e tjerë janë ai portugez që i kalon 1 miliardë Euro dhe poshtë kësaj shume janë ai brazilian, rus dhe holandez.

Tv Klan






Të ngjashme