Shqipëria mori 2 medalje të arta dhe 1 argjendi në Kampionatin Ballkanik të xhudos për të rritur të mbajtur këtë fundjavë në Tiranë. Indrit Çullhaj dhe Jon Vrenozi u shpallën kampionë të gadishullit në turneun e parë të këtij niveli të zhvilluar në Shqipëri. Indrit Çullhaj triumfoi në finale e peshës 66 kg në duelin me xhudistin nga Kosova, Korab Morina. Një sukses për Çullhajn në këtë sfidë shqiptare.

Një tjetër duel mbarëkombëtar ishte dhe ai mes Jon Vrenozit dhe Selim Berishës në peshën 73 kg. Fitues u shpall Vrenozi i Shqipërisë. Mikea Golloshi mbërriti deri në finale, por duke u ndalur te medalja e argjendit për peshën 60 kg. Në Kampionatin Ballkanik ku morën pjesë 11 shtete spikati Kosova me 10 medalje, gjysma e të cilave janë të arta.

Tv Klan