Ylber Sefa renditet në vendin e 28

Ylber Sefa u rendit i 28-ti në Kampionatin Europian të Çiklizmit i zhvilluar të dielën në Mynih.

Gara e gjatë rreth 209 kilometra u karakterizua nga një rivalitet i fortë, ndërsa Sefa e kaloi finishin 8 sekonda pas vendit të parë.

Dy çiklistët e tjerë shqiptarë Marolino Hoxha dhe Olsian Velia nuk arritën ta mbyllnin garën që zgjati thuajse 5 orë.

Tv Klan