Kampionati i tenisit nis me tifozë



Kampionati i tenisit nis me tifozë

22:30 27/10/2020

Australian Open 2020 do të ketë mijëra simpatizantë në impiant

Viti 2020 ka qenë i tmerrshëm për botën e sportit. Shumë ngjarje janë anuluar, ndërkohë që shumë të tjera janë përballur me masa shtrënguese, madje deri në zhvillimin e tyre pa praninë e tifozëve. Por duket se situata po i kthehet normalitetit dhe ajo që përfiton është tenisi. Turneu i parë i çdo viti, Australian Open, pritet të luhet me një numër të lartë spektaktorësh në shkallët e stadiumeve të saj.

Shpallja e Melburnit, vend ku edhe zhvillohet si një qytet i pastër nga Covid-19 ka ngjallur shpresat e organizatorëve për të mirëpritur publik në atë që do të ishte edhe aktiviteti i parë i tenisit me tifozë. Organizatorët synojnë që çdo duel të luhet me 25 deri në 50% të kapacitetit, propozim që do të shihte numra të lartë audience në fundin e saj. Në këto kushte besohet se nëse gjithçka shkon normalisht, turneun e Australian Open do ta shikonin nga shkallët e stadiumeve në total më shumë se 100 mijë tifozë.

Megjithatë, pengesa e vetme duket se është karantina për sportistët e ardhur nga jashtë territorit australian. Kjo pasi në vend aplikohet karantina 2 javore për ata që shkelin në tokën australiane. Edhe për këtë, organizatorët po mendojnë që të ndërtojnë një kamp grumbullimi për ta. Është e qartë, organizatorët po bëjnë më të mirën e tyre për të zhvilluar Grand Slam-in e 1-rë të vitit 2021 gjatë një pandemie. Shpresojmë se do të shohim një ngjarje të suksesshme kur të fillojë më 18 Janar.

Klan Plus




Të ngjashme