Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nga data 1-6 Qershor 1999 u zhvillua kampionati kombëtar i tenisit për meshkuj me pjesmarrjen e klubeve më të mira të vendit. E veçanta e këtij aktiviteti ishte pjesmarrja e të rinjve. Tregues i së cilës është edhe dalja në finale e dy tenistëve, Olti Mollaymeri 16-vjeç i sport klub Tiranës dhe Grid Voshtina 14-vjeç. Ndeshja finale përfundon me rezultatin 2-0 për Olti Mollaymerin.

Ky aktivitet u zhvillua nën kujdestarinë e Federatës Shqiptare të Tenisit.

Olti Mollaymeri:- “Ishte një ndeshje shumë e bukur, një finale e bukur, një ndeshje e vështirë, që arrita ta fitoj dhe jam shumë i lumtur për këtë ndeshje. Gjithnjë kam pasur shumë dëshirë të fitoj një titull kampion dhe ja arrita këtij qëllimi”.

Perlat Voshtina, Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit:- “Tani dihet që në përgjithësi gjithë sportet në Shqipëri janë në vështirësi ekonomike, sepse është vështirë të gjenden sponsor për të financuar këtë sport. Megjithatë shohim se janë duke u aktivizuar shumë djem të rinj dhe kjo na bën optimist”./tvklan.al