Kukësi ndal revanshin e Partizanit kampion. Verilindorët e Shpëtim Duros fituan ndeshjen hapëse të sezonit ndaj të kuqve, që disa ditë më parë në përballjen mes tyre siguruan trofeun e Superkupës.

Kukësi e rriti gradualisht lojën e vet deri në minutën e 39 kur fituan një 11-metërsh.  Vasil Shkurtaj u tregua i saktë përballë Alban Hoxhës. Në pjesën e dytë të dy skuadrat mbetëm me nga 10 lojtarë. Sulmuesi Solomon i Partizanit i aktivizuar në pjesën e dytë  u përplas me mbrojtësin e Kukësit, Bruno Lulaj.

Enea Jorgji i ndëshkoi të dy për sjellje jo sportive. Partizani e kërkoi pikën por nuk mundi të kalonte mbrojtjen kuksiane. Të kuqtë goditën edhe shtyllën. 3 pikëshi i parë i sezonit të sivjetshëm është për Kukësin që e tregoi se Superkupa nuk u fitua për një pakujdesi dhe se këtë sezon do të jetë një rival i denjë për titullin kampion.

Klan Plus