Kampioni tashmë i dorëhequr i botës për UFC, Khabib Nurmagomedov ka kritikuar ashpër Presidentin francez Emmanuel Macron për përgjigjen që ky i fundit ka dhënë ndaj dy sulmeve terroriste të ndodhura në vend. Të enjten, tre persona u vranë në Nice, vetëm dy javë pasi një mësues u ekzekutua në periferi të Parisit.

Nurmagomedov, që edhe vetë i përket besimit mysliman, përdori rrjetet sociale për të kritikuar Presidentin Macron që “lëndoi ndjenjat e më shumë se 1.5 miliardë besimtarëve myslimanë”. Bashkangjitur postit ishte dhe imazhi i Macronit me gjurmët e një këpuce mbi të.

“Ne jemi myslimanë. Ne e duam Profetin Muhamed paqja qoftë mbi të, më shumë sesa nënat, baballarët, fëmijët, gratë dhe gjithë njerëzit që kemi përzemër”, shkruante ai.

Macroni i përshkroi sulmin jashtë bazilikës së Notre Dame në Nice si një “sulm terrorist islamik”  Më herët, presidenti francez ndezi inate në shumë shtete me shumice myslimane, për shkak të komenteve që bëri në lidhje me vrasjen e mësuesit Samuel Paty, i cili u piketua pasi i tregoi nxënësve të klasës karikatura të Profetit Muhamed.

Macron-i vazhdimisht i mbron karikaturat dhe i jep të drejtën e publikimit. Ndërkohë kampioni rus, konsiderohet si një nga boksierët më të mirë të gjitha kohërave për UFC./tvklan.al