“Kampioni im” seriali i ri në Tv Klan me Tolgahan Sayisman



“Kampioni im” seriali i ri në Tv Klan me Tolgahan Sayisman

20:12 13/10/2020

Firat Bylykbashi (Tolgahan Sayisman) një boksier i talentuar triumfon në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij dhe fiton titullin aq shumë të ëndërruar. Në të njëjtën ditë bashkëshortja i dhuron një djalë, por e lë atë të vetëm në jetë… dhe me një amanet…

Tashmë Firati është thjesht një baba që duhet t’i dedikojë jetën djalit të tij të sëmurë…

Teksa Gynesh rritet, sëmundja e tij sa vjen dhe përkeqësohet. Firati zhvendoset në Stamboll dhe duhet të gjejë paratë për kurimin e djalit të tij… Dikur një boksier i madh, tani një baba i madh! Betejat e jetës, Firati mundohet t”i shndërrojë si pjesë të një përralle për Gyneshin e vogël. Ata trokasin derë më derë dhe në çdo spital, në mënyrë që Gyneshi të mund të shërohet.

A do ta mbajë premtimin Firati për të mos shkelur më kurrë në ring? Sa mund të sakrifikojë një baba për jetën e fëmijës së vet? Mrekullitë në jetën reale nuk zgjasin pafund, njëra prej tyre është kjo… Prodhim i vitit 2020 me aktorin shumë të famshëm sidomos për shqiptarët Tolgahan Sayisman.

“Kampioni im” do të transmetohet nga e hëna në të shtunë në orën 14:30 në ekranin e Tv Klan duke filluar nga data 16 Nëntor, premierë ekskluzive. /tvklan.al





Të ngjashme