Izmir Smajlaj është pritur nga Ministria e Sporteve, Lindita Nikolla me premtimin se do të ketë vëmendje ndaj tij. Kampioni i Europës në kërcim së gjati do të përfitojë 4 milionë lekë shpërblim për arritjen e tij kjo natyrisht, pasi të vijë përgjigjja e kontrollit antidoping.

Izmir Smajlaj fitoi pak ditë më parë medaljen e artë në kampionatin Europian në salla të mbyllura që u mbajt në Beograd. Ky është suksesi më i madh i atletikës shqiptare.

Tv Klan