Skënderbeu pësoi humbjen e katërt radhazi në kampionat, një situatë që nuk ndodhte prej sezonit 2009-2010. Disfata 1 – 0 me Kamzën e largon akoma më shumë me kreun, 6 pikë nga Partizani i vendit të parë. Goli i Fukui vendosi takimin, por te korçarët ka keqardhje për rastet që nuk u shfrytëzuan.

Orges Shehi:

“Ndikon pak eksperienca, pasi kemi lojtarë të rinj dhe po të kishim patur lojtarë më me përvojë përpara, disa raste do ishin interpretuar më mirë”.

Rezultatet pozitivë në javët e fundit te Kamza po sjellin optimizëm se ekipi do të qëndrojnë në Superligë.

Ernest Gjoka:

“Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm duke dhënë maksimumin, unë mendoj se do t’i dalim”.

Tirana gjeti forca të tejkalojë humbjen e javës së kaluar me Laçin, duke marrë tre pikë me shumë vlerë përballë Flamurtarit në ‘Selman Stërmasi’. Ekipi i Memës fitoi 1 – 0 me vlonjatët, me një gol të Hasanit në minutat e fundit të sfidës. Java e 18 e Superligës i jep fund fazës së dytë me kampionatin që do të pushojë për 1 muaj.

Tv Klan