Pallati i festivalit të filmit hap dyert për të pastrehët

Në këtë periudhë duhej të ishte në përgatitjet e fundit për të shtruar tapetin e kuq për yjet e kinematografisë, por Kana ka hapur dyert e pallatit në të cilin mbahet çdo vit festivali ndërkombëtar i filmit, për të pastrehët, të cilën nuk kanë ku të kalojnë natën apo të izolohen si masë e nevojshme pë parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Vendimi erdhi pasi organizatorët njoftuan javën e kaluar shtyrjen e festivalit për në fund të Qershorit, si pasojë e pandemisë globale. Gara e filmit më të mirë do të mbahej nga 12 deri më 23 Maj, në qytetin e vogël të rivierës franceze.

E përshtatur me shtretër dhe kushte bazike, në strehën e re tashmë kalojnë natën rreth 70 persona, teksa në total Franca numëron 12 mijë të pastrehë.

Tetë ditë më parë, Presidenti Emmanuel Macron u tha 67 milionë njerëzve në Francë të qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur veten nga pandemia, dhe të ngadalësojnë përhapjen e saj.

Tv Klan