Festivali i Filmit starton të martën dhe përfundon më 28 Maj

4 regjisore do të përfaqësojnë kreativitetin femëror në këtë edicion të 75-të të Festivalit të Kanës, që fillon këtë të martë  dhe mbaron më 28 Maj. Bëhet fjalë pikërisht  për Kelly Richard, 58 vjeçe nga Miami, me filmin ”Showing up”, regjisorja franceze 40-vjeçare, Leonor Serraille me ”Un petit frere”, 76-vjeçarja Claire Denis, edhe kjo franceze, me ”The stars at noon” dhe italiania Valeria Bruni Tedeschi me ”Les amandeirs”. Ky është pokeri i 21 filmave në konkurrim.

Drejtori artistik Thierry Fremaux, megjithatë, përpiqet të parandalojë polemikat, dhe në një intervistë të fundit , mbrojti programin e festivalit të këtij viti duke thënë se ”gjërat duhen parë në perspektivë”.

Vitin e kaluar gratë fituan të gjitha vendet e parat në Kanë. Nuk ka kuota në Kanë, këtu ne përzgjedhim filma vetëm në bazë të meritave të tyre artistike”.

”The stars at noon”  merr titullin e romanit të Denis Johnson të vitit 1986 me të njëjtin emër. Ai premton të jetë një thriller romantik i vendosur në Nikaragua në një periudhë dhune dhe trazirash politike.”Showing up” nga Kelly Reichardt, tregon historinë e një skulptoreje (Michelle Williams), që po përballet me përgatitjen e ekspozitës së saj të re dhe që duhet të shënojë një pikë kthese për karrierën e saj artistike.

Te filmi ”Un petit frere” nga Léonor Serraille, protagonistja është Rose, një grua me origjinë me Bregu i Fildishtë, e cila mbërrin në Francë në vitet 1980 dhe zhvendoset në periferi të Parisit me dy djemtë e saj. Së fundmi, ”Les amandiers” nga Valeria Bruni Tedeschi është një lloj amarcordi personal i  fillimeve të saj në aktrim dhe jetës në vitet ’80 në Paris nën hijen e SIDA-s dhe drogës.

Klan News