Në pranga edhe një person tjetër

Një 36-vjeçare është vënë në pranga nga Policia e Krujës pasi në banesën e saj u gjet drogë. Valentina Uka, banuese në Tapizë, fshihte në banesë 3 kilogramë kanabis sativa, disa fara bimë narkotike dhe 435 gramë heroinë.

Përveç saj në pranga u vu edhe një 37-vjeçar nga fshati Luz i Fushë Krujës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Bashkim Zogut, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës rreth 14 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe disa bimë narkotike kanabisi.

Arrestimi i dy të rinjve vjen në kuadër të zbatimit të planit të masave për ushtrimin e kontrolleve në territore, banesa dhe ambiente të ndryshme me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike./tvklan.al