Policia arreston dy persona

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Vlorë, duke çuar në pranga dy persona. Sipas njoftimit zyrtar të policisë është arrestuar, Augest Lame, 28 vjeç, banues në fshatin Bestrovë dhe Detjan Selimaj, 35 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Vlorë. Vendndodhja e tyre është zbuluar nga blutë gjatë kontrolleve me dron.

Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara kanabis, në një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Çeplazet”, në fshatin Bestrovë.

Policia ka asgjësuar deri tani 160 rrënjë kanabis, si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lende narkotike kanabis, 4 armë zjarri automatike, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparat celular, 1 automjet dhe 1 motomjet.

Ndaj tyre janë ngritur tre akuza ajo e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Klan News