Policia e Lezhës ka vijuar kontrollet për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve dhe mbajtjes së armëve pa leje, ku në pranga kanë rënë 4 persona. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Zef Dodaj, banues në Lalm Lukaj të Lezhës pasi u kap me duke tentuar të kultivojë kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestua Pashk Gjini, banues në lagjen “Skënderbeg” Lezhë, pasi në bahçen e tij iu gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis sativa. Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Blutë bëjnë të ditur gjithashtu se është arrestuar dhe Fatmir Ndreca, 17 vjeç dhe Leonard Tuci, 17 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga policia janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.

Klan News