Kanabis për të kuruar epilepsinë

Kanabis për të kuruar epilepsinë

21:38 24/09/2019

Britani, kompania “GW” merr licencën për të prodhuar ilaçin

Medikamenti i parë me bazë kanabisi për epilepsinë e fëmijëve pritet që së shpejti të jetë në farmacitë e Britanisë së Madhe, por edhe në pjesën tjetër të Europës. Fabrika farmaceutike “GW” ka marrë aprovimin nga autoritetet europiane që ta hedhë atë në treg.

Në një deklaratë për shtyp, vetë kompania pranoi se Agjencia Europiane e Barnave dhe Komisoni Europian e kanë aprovuar Epidiolex për krizat e lidhura me dy forma të rralla dhe të rënda të epilepsisë, sindromën Lennox-Gastaut dhe sindromën Dravet për pacientët mbi moshën 2-vjeçare.

Doktorët mund të japim Epidiolex ose të quajtur ndryshe ‘cannabidiol’, nëse ata mendojnë se mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve.

Për momentin ky lloj medikamenti është në treg vetëm në Shtetet e Bashkuara, ku rreth 15.000 të rinj janë duke u trajtuar me këtë preparat.

Ekspertët thonë se ky medikament i ri do të sjellë shpresë për disa familje dhe aprovimi nga autoritetet europiane duket një hap pozitiv. Kanabisi mjekësor, sidoqoftë, ende mbetet një nga preparatet i cili ka shumë pengesa. Por sipas autoriteteve europiane të shëndetësisë, ndikimi i tij pozitiv tek të sëmurët me kalimin e kohës do të ketë lehtësirat e nevojshme.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT