Policia e Vlorës ka asgjësuar 300 bimë kanabis në vendin e quajtur Pylli i Akërnisë.

Për këtë rast është proceduar penalisht 47 vjeçari me inicialet V.M me funksion roje mjedisi në A.K.Z.M.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë  V.Nune, 61 vjeç, banues në Novoselë, pasi në vendin e quajtur “Sinanaj”, në fshatin Vergo, Delvinë i janë gjetur dhe asgjësuar 265 bimë narkotike fidanë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kultivimi bimëve narkotike” dhe ”Shpërdorimi detyrës”.

/tvklan.al