Dy persona janë arrestuar dhe të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet. Gjatë aksionit të koduar “Propocione” u sekuestruan 974 gram kanabis të ndarë në doza gati për t’u shitur.

Në pranga ranë S.K. 34 vjeç dhe I.K. 24 vjeç, si dhe u proceduan e po hetohen në gjendje të lirë 23-vjeçari italian P.Z. dhe 27-vjeçari me iniciale L.Z.

Dy të arrestuarit u kapën me lëndën narkotike në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, ndërsa dy personat e tjerë të proceduar po ndihmonin të sipërpëmendurit për shpërndarjen e kanabisit. Akuza ndaj tyre është prodhim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike. /tvklan.al