Gjykata e Apelit me juridiksion të Përgjithshëm ka liruar nga qelia tre ushtarakët; shefin e zbulimit Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda.
Ata u akuzuan për shperdorim detyre. Klan News raporton se gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka caktuar masen e sigurimit arrest në shtëpi.
Brenda rrethimit të bazës ushtarake në Zall Herr u gjetën 125 bimë kanabis sativa e ndarë në 6 parcela.
Mulla në deklarimet e para kishte pranuar që kanë konstatuar lëndën narkotike që në datën 10 Korrik dhe kishte vënë në dijeni eprorin por nuk kishte mbajtur procesverbal.
Dy ushtarakët e tjerë kanë pretenduar se nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme dhe se për shkak të terrenit të thyer nuk është kontrolluar e gjithë zona.
Klan News